Sh.F.M.U. Eqrem Cabej

Faqja zyrtare e shkolles.

Hapja e QNP në Mitrovicë

Me 21 nëntor, 2012 Avni Kastrati, Kryetari Komunes  dhe z. Keith Prenton, Udhëheqës i programit, Basic Education Program i USAID-it , hapën Qendrën për Ngritje Profesionale (QNP) të mësimdhënësve.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës ” Eqrem  Çabej ” shfaqen një program të shkurtër gjatë ceremonisë së hapjes. Kryetari Kastrati dhe Udhëheqësi i programit z.Prenton ,pastaj bënë hapjen zyrtare të qendrës, për tu shoqëruar më pastaj me demonstrimet e nxënësve me përdorimin e mjeteve të teknologjisë arsimore në klasën e shekullit 21,e pajisur nga Basic Education Program i USAID-it . Në përfundim të hapjes për mysafirë u shtrua një koktej .

  68309_298136846971672_507359317_n533521_298136870305003_107066986_n    vlcsnap-2012-11-21-20h04m04s1 vlcsnap-2012-11-21-20h05m31s239 vlcsnap-2012-11-21-20h30m29s235  3448_298483766936980_670035454_n 20196_298483816936975_1117722315_n394974_298483600270330_476572777_n

This slideshow requires JavaScript.

Comments Off on Hapja e QNP në Mitrovicë

Konferencë Kombëtare e Vlerësimit, 9-10 Nëntor

Konferencë Kombëtare e Vlerësimit, 9-10 Nëntor

Më 9 nëntor,  u mbajt  konferenca e parë  per  vlerësim e organizuar nga USAID ne bashkepunim me MASHT-in. .Tema e konferencës ishte  Përmirësimi i Të Nxënit Nëpërmjet Vlerësimit.

Ne diten e parë te konferencës perfaqesuese te MASHT-it dhe  ekspert nderkombetare shkembyen idet e tyre per permiresimin e te nxenit permes vleresimit.Te pranishem ishin drejtore te DKA,  edukatoret, studiuesit, hartuesit e testeve dhe punëtorët e arsimit .

Dita e dytë e konferencës me 10 nëntor kishte për qëllim mësimdhënës, fasilitues, drejtorë shkollash si dhe inspektorë rajonal të arsimit. Mësimdhënësit prezantuan temat kryesore që kanë të bëjnë me përvojën e tyre gjatë përdorimit të strategjive të Vlerësimit Formativ. Në fund të konferencës iu  shpërndan  çertifikata 100 fasilitueseve të vlerësimit.

Nga shkolla  jone u  certifikuan  mesimdhensit Ismet  Peci dhe Luljeta Rama.

Comments Off on Konferencë Kombëtare e Vlerësimit, 9-10 Nëntor