Sh.F.M.U. Eqrem Cabej

Faqja zyrtare e shkolles.

Shkolla fillore “Fazli Grajqevci” më e pastra në Mitrovicë – 24 prill 2012

on April 24, 2012

Fotoja-nga-takimi.JPGShkolla fillore “Fazli Grajqevci”, është përzgjedhur si shkolla më e pastër në Mitrovicë në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) “Mjedis i gjelbër dhe i pastër”. Vendin e dytë e ka zënë shkolla fillore “Abduallah Shabani”, ndërsa të tretin shkolla fillore “Eqrem Qabej”.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Ali Bejta, ka mbajtur të martën një takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Mitrovicës, ku edhe ka ndarë mirënjohjet për shkollat më të pastra. Tha se ky është një projekt i MASHT-it që implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit si dhe drejtoritë komunale të arsimit.Ai theksoi se ka qenë shumë vështirë që të merret vendim për të dalluar shkollat njëra prej tjetrës, meqë ka pasur shumë shkolla që kanë qenë në nivel të përafërt sa i përket mirëmbajtjes dhe pastërtisë. “Ka shumë shkolla të vjetra dhe si të tilla nuk kanë qenë në kushte të barabarta për konkurrim, megjithatë ne është dashur që të përzgjedhim tre prej tyre në kuadër të komunës sonë”.

Drejtori Bejta, tha se këto shkolla do të konkurrojnë në nivel shtetëror në kuadër të këtij projekti që realizohet për Ditën e Tokës-22 Prillin.