Sh.F.M.U. Eqrem Cabej

Faqja zyrtare e shkolles.

Konferencë Kombëtare e Vlerësimit, 9-10 Nëntor

on November 12, 2012

Konferencë Kombëtare e Vlerësimit, 9-10 Nëntor

Më 9 nëntor,  u mbajt  konferenca e parë  per  vlerësim e organizuar nga USAID ne bashkepunim me MASHT-in. .Tema e konferencës ishte  Përmirësimi i Të Nxënit Nëpërmjet Vlerësimit.

Ne diten e parë te konferencës perfaqesuese te MASHT-it dhe  ekspert nderkombetare shkembyen idet e tyre per permiresimin e te nxenit permes vleresimit.Te pranishem ishin drejtore te DKA,  edukatoret, studiuesit, hartuesit e testeve dhe punëtorët e arsimit .

Dita e dytë e konferencës me 10 nëntor kishte për qëllim mësimdhënës, fasilitues, drejtorë shkollash si dhe inspektorë rajonal të arsimit. Mësimdhënësit prezantuan temat kryesore që kanë të bëjnë me përvojën e tyre gjatë përdorimit të strategjive të Vlerësimit Formativ. Në fund të konferencës iu  shpërndan  çertifikata 100 fasilitueseve të vlerësimit.

Nga shkolla  jone u  certifikuan  mesimdhensit Ismet  Peci dhe Luljeta Rama.


%d bloggers like this: