Sh.F.M.U. Eqrem Cabej

Faqja zyrtare e shkolles.

Mire se erdhet ne faqen e shkolles sone !

10890_291213397673366_826435058_n

Kjo eshte faqja zyrtare e Shkolles Fillore te Mesme te Ulet  ” Eqrem Çabej   ne Mitrovice.

Historiku i shkolles

Shkolla ka filluar punën për herë të parë më 1941 kur qyteti ishte pushtuar nga Gjermania. Mësimi eshte zhvilluar ne gjuhen shqipe. Mirëpo pas vitit 1945 kjo shkolle emërtohet  ,, Muharem Bekteshi ,, dhe mësimi zhvillohej ne dy gjuhë shqipe dhe serbe.

Objekti i shkolles së vjetër ka qenë përballë palestrës sportive.

Në këtë ndërteset shkolla punën e ka filluar me vitin 1978 ku jemi duke punuar edhe sot e kësaj dite. Kushtet e punës në  ndërtesën e sotshme janë relativisht te mira. Punohet në dy ndërrime me klasë të mjaftueshme e me ndriqim të duhur, dritare te mjaftueshme. Kushtet sanitare-higjienike në tri katet janë të mjaftueshme.

Ngrohja qendrore ku shfrytëzohet derivati i naftës jo i mjaftueshem dhe shumë i shtrenjt, andaj temperaturat jo te knaqshme.Vete pozita e shkolles buze lumit Iber e ndihmon kete.

Kjo shkolle ka mungese te salles per lenden e educates fizike nji mangesi e madhe per pune rekreative te nxenesve.Mesimin ne shqip para luftes kane vijuar 20 paralele me rreth 500 nxenes. Pas luftes ne vitin 1999 shuarja e shkollave matane ibrit ,levizja e populates, ndertimi i ndertesave ne qender te qyteti numri i nxenesve eshte rritur shpejt. Tani shkolla ka rreth 800 nxenes.

Niveli i pare ka 15 paralele ;

Niveli i dyte ka 13 paralele

Stavi i kesaj shkolle eshte gjithsejt 46. Pergaditja shkollore e mesimdhenesve eshte e duhur dhe knaqshme.Oret mesimore zhvillohen ne 22 dhoma mesimi ne 2 kabinete ,nji kabineti i informatikes dhe i shkencave :fizike kimi, biologji. Mjete te punes per te konkretizuar punen teorike ne praktike jo shum ne nivelin e larte.

Ne kete objekt vlen te theksohet se punon edhe nji shkolle fillore Nonda Bulka e pjeses veriore ne pamundesi per te punuar ne objektin e saj.

Siç e theksuam më lartë përbërja e nxënësve të kësaj shkolle janë kryesisht nga qendra dhe përgaditja e tyre është në nivel të duhur. Rezultatet e kësaj shkolle janë evidente duke u bazuar në vlerësimet e jashtme dhe të brendshme të cilat bëhen çdo vit shkollor. Në testin kombëtar për klasët e nënta rezultatet janë të larta dhe regjistrimi i nxënësve është i tërësishëm. Gjithashtu në nivel komune garat që organizohen në lëndën e matematikës, nxënësit e shkollës sonë shpërblehen me tri vendet e para. Edhe në aktivitete kulturo-sportive të organizuara nga komuna rezultatet nuk mungojnë.

Procesi edukativo – arsimor zhvilohet në bazë të strategjive të reja të mësimdhënies. Pas luftës nuk ka munguar trajnimi i mësimdhënësve për mësimdhënie bashkëkohore qoft nga MASHT-i ose nga organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare.

%d bloggers like this: